Vdes personi që u plagos në Suharekë

Vdes personi që u plagos në Suharekë

Vdes personi që u plagos në Suharekë

Ka ndërruar jetë personi i cili u plagos gjatë ditës së sotme në Suharekë.

Sponsor 3M Express

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi cili bëri të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 12:20.

Sipas tij, një person ende i paidentifikuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

“Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi mashkull. Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia po ndërmerr veprime për identifikimin dhe arrestimin e tij.

“I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të tij. Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Bytyqi.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Ky është 60-vjeçari që u arrestua për vrasjen në Suharekë

Ky është 60-vjeçari që u arrestua për vrasjen në Suharekë

Kush do të largohet nga Big Brother VIP Kosova 5?

Kush do të largohet nga Big Brother VIP Kosova 5?

“Kokëfortë dhe jo aq mirënjohës”, Biden zbulon prapaskenat e raporteve me Zelenskyn

“Kokëfortë dhe jo aq mirënjohës”, Biden zbulon prapaskenat e raporteve me Zelenskyn