“Kokëfortë dhe jo aq mirënjohës”, Biden zbulon prapaskenat e raporteve me Zelenskyn

“Kokëfortë dhe jo aq mirënjohës”, Biden zbulon prapaskenat e raporteve me Zelenskyn

“Kokëfortë dhe jo aq mirënjohës”, Biden zbulon prapaskenat e raporteve me Zelenskyn

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden, ka kritikuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në librin e tij të ri autobiografik “Promise Me, America”, duke e cilësuar atë si të vështirë për bashkëpunim, kokëfortë dhe jo aq mirënjohës për mbështetjen amerikane.

Sponsor 3M Express

Në librin e publikuar të martën, pak para ditëlindjes së tij të 84-të, Biden shkruan se Zelenskyy shpesh e kishte vënë në sprovë durimin e administratës amerikane, duke kërkuar më shumë armatim dhe ndihmë financiare për Ukrainën.

“Zelenskyy mund të ishte me humor të ndryshueshëm dhe kokëfortë gjatë bisedave tona private, si dhe jo aq mirënjohës sa do të kisha pritur”, shkruan Biden, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, ish-presidenti amerikan vlerëson guximin dhe qëndrueshmërinë e liderit ukrainas, duke theksuar se, pavarësisht vështirësive në bashkëpunim, nuk kishte pranuar ta braktiste Ukrainën, raporton The Guardian.

Biden përmend edhe vizitën e tij sekrete në Kiev, në shkurt të vitit 2023, kur djali i Zelenskyt i kishte dhuruar një vizatim të një sistemi amerikan të mbrojtjes ajrore, me mesazhin: “Faleminderit që po e ndihmoni babanë tim të na shpëtojë të gjithëve”.

Libri përmban rrëfime të Bidenit për marrëdhëniet me Ukrainën dhe përpjekjet diplomatike gjatë luftës me Rusinë, si dhe për raportet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin./Klankosova.tv

Lexo edhe

Ekskluzive: Rrahman Hoti, i dyshuari për vrasjen në Suharekë, ishte dëbuar nga Zvicra për vrasjen e gruas së tij

Ekskluzive: Rrahman Hoti, i dyshuari për vrasjen në Suharekë, ishte dëbuar nga Zvicra për vrasjen e gruas së tij

Arda Güler vazhdoi kontratën me Real Madridin

Arda Güler vazhdoi kontratën me Real Madridin

Gati 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë Gjermanisë marrin ndihma familjare, shumica janë nga Polonia

Gati 300 mijë fëmijë që jetojnë jashtë Gjermanisë marrin ndihma familjare, shumica janë nga Polonia