Sinjali mëson se personi që ka përfunduar në prangat e Policisë lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Suharekë është Rrahman Hoti, 60-vjeçar, i dyshuar se qëlloi me armë zjarri ndaj viktimës S.D., pas një konflikti për një parking.

Viktima fillimisht mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Emergjencë, por më vonë ndërroi jetë.
Pas ngjarjes, i dyshuari ishte larguar nga vendi i krimit dhe ishte vënë në kërkim nga Policia, e cila tashmë ka arritur ta arrestojë.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





