Lajmin e ka konfirmuar për RTK Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e Policisë së Kosovës dhe ato të Emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.Përveç patrullës policore, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë, ndërsa janë njoftuar edhe inspektorët e punës”, ka thënë Veseli.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili është informuar për veprimet e ndërmarra nga organet kompetente.
Burimi: RTKLive




