Gjykata Speciale në Hagë njofton se ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë për shpalljen e aktgjykimit në çështjen kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra kundër administrimit të drejtësisë.
Vendimi për caktimin e datës është marrë më 12 tetor nga gjykatësi i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell.

Seanca e shpalljes së aktgjykimit do të mbahet të martën, më 17 nëntor, duke filluar nga ora 10:00.
Burimi: RTKLive




