Carrick i lëkundet karrigia te Manchester United

Carrick i lëkundet karrigia te Manchester United

Carrick i lëkundet karrigia te Manchester United

Rezultatet e dobëta kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e trajnerit Michael Carrick, i cili, sipas mediave britanike, mund të shkarkohet së shpejti.

Antonio Conte dhe Eddie Howe janë dy emrat kryesorë që mund ta zëvendësojnë trajnerin dyzet e pesë vjeçar në stolin e gjigantit anglez.

Sponsor 3M Express

Kandidatura e Conte, trajnerit italian të lindur në Lecce, po shihet si një mundësi, veçanërisht pas një interviste të fundit, në të cilën ai ka folur për dëshirën për t’u bashkuar me një klub që synon të rikthejë lavdinë e dikurshme.

“Ka shumë klube që, në njëfarë mënyre, e kanë humbur nga sytë historinë e tyre. Do të doja t’i bashkohesha njërit prej tyre për ta ringjallur atë histori dhe për ta bërë të shkëlqejë sërish”, ka deklaruar Conte.

Megjithatë, deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar se Manchester United ka vendosur ta shkarkojë Carrick apo se ka nisur negociatat me ndonjërin prej kandidatëve të përmendur.

E ardhmja e trajnerit anglez pritet të varet edhe nga rezultatet e ardhshme të skuadrës, e cila është nën presion për t’u rikthyer te fitoret në Premier League.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Shiroka-Pula pret në takim senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

Shiroka-Pula pret në takim senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

Fushata linçuese ndaj Fidan Jupollit, Çitaku: Alarm për shoqërinë (VIDEO)

Fushata linçuese ndaj Fidan Jupollit, Çitaku: Alarm për shoqërinë (VIDEO)

Labinot Rexha vjen me 21 këngë të reja, paralajmëron befasi: Nivel tjetër… (VIDEO)

Labinot Rexha vjen me 21 këngë të reja, paralajmëron befasi: Nivel tjetër… (VIDEO)