Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase

Endrit Nika, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase, Maria Clara Urdangaray, ka dale para gjyqit  në Prishtinë, ku pritet vazhdimi i rigjykimit ndaj tij.

Sponsor 3M Express

Gjykata Themelore në Prishtinë më 19 shkurt ka shpallur aktgjykim ndaj Endrit Nikës, duke e dënuar me 18 vjet burgim, por Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e mbrojtjes dhe rastin e ka kthyer në rigjykim.

Në seancën e 28 majit 2025, i akuzuari ishte deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj tij e ka ngritur më 11 shkurt 2025.

Endrit Nika akuzohet se më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë, pas një mosmarrëveshje paraprake me të dashurën e tij, tani të ndjerën Maria Clara Urdangaray, të cilën paraprakisht e godet në vazhdimësi dhe tenton ta shkelë me veturë tek parkingu jashtë hotelit.

Sipas aktakuzës, pasi që hyjnë në hotel, në dhomën ku ishin duke qëndruar, i pandehuri Nika me dashje që ta privojë nga jeta tani të ndjerën ka vazhduar përleshjen dhe goditjet ndaj të dëmtuarës, duke e dërguar në qoshe të dhomës, nga ku nuk ka pasur mundësi të largohet dhe nga goditjet dhe shtyrjet që i ka bërë tani të ndjerës, e ka nxjerrë kornizën e dritares, duke e hedhur të ndjerën nga dritarja e dhomës së hotelit nga kati i gjashtë.

Me ç’rast, siç thuhet në aktakuzë, tani e ndjera si pasojë e lëndimeve edhe përkundër trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK.

Me këtë, i akuzuari Endrit Nika ngarkohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.3 të Kodit Penal.

Lexo edhe

Gjendet i vdekur një burrë në Vushtrri, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

Gjendet i vdekur një burrë në Vushtrri, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë

2026 pritet të thyejë rekordin si viti më i nxehtë në histori

2026 pritet të thyejë rekordin si viti më i nxehtë në histori

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Vazhdon rigjykimi ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e të dashurës argjentinase | Momenti