Vajza e veteranit: Mbrëmë, policia u tregua jashtëzakonisht e ashpër me protestuesit (VIDEO)

Vajza e veteranit: Mbrëmë, policia u tregua jashtëzakonisht e ashpër me protestuesit (VIDEO)
Leona Jahiri, vajza e veteranit Luan Jahiri, ka folur për protestën e mbrëmshme në Prishtinë. Përgjatë ditës së hënë, Jahiri tha se qasja e policisë ka qenë shumë e mirë, ndërsa shtoi se protestuesit asnjëherë s’e kanë pasur qëllim që ta sulmojnë uniformën e policisë, transmeton Klankosova.tv. “Por çka ka bërë policia pas përfundimit të […]

Leona Jahiri, vajza e veteranit Luan Jahiri, ka folur për protestën e mbrëmshme në Prishtinë.

Përgjatë ditës së hënë, Jahiri tha se qasja e policisë ka qenë shumë e mirë, ndërsa shtoi se protestuesit asnjëherë s’e kanë pasur qëllim që ta sulmojnë uniformën e policisë, transmeton Klankosova.tv.

“Por çka ka bërë policia pas përfundimit të seancës, ka qenë e tmerrshme. Hedhja e gazit lotsjellës në mënyrë të pakontrolluar ndaj qytetarëve, pas pasur asnjë fije tendence nga qytetarët për dëmtim të policisë është për me të ardh marre”, u shpreh ajo për gazetarin e Klan Kosovës, Kastriot Tahiri.

Ajo shtoi se policia mbrëmë është treguar jashtëzakonisht e ashpër me protestuesit.

Pos tjerash, Jahiri thotë se policia ka hedhur gaz lotsjellës mbi automjetet e ambulancës.

Lexo edhe

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

Incident në rrugën “UÇK” në Mitrovicë, një person përfundon në pranga

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

BB: Më 2026, ekonomia në Ballkanin Perëndimor pritet të përshpejtohet në 3.1%

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne

Oferta e Kurtit për PDK-në, Hamza: Marrëveshja për Bekim Sejdiun nuk është me ne