Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Hasani: Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ka gjasa të anulojë Ligjin e ri për Specialen

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se ekzistojnë gjasa të mëdha që Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale, ta anulojë ligjin e ri për Specialen, që u votua para dy ditësh në Kuvendin e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Duke folur në emisionin Rubikon në Klan Kosova, Hasani është thirrur në vendimin e vitit 2020, përmes të cilit, sipas tij, janë shqyrtuar nenet 13 dhe 14 të nenit 162 të Kushtetutës së Kosovës.

“Ka gjasë të madhe me anulu Dhoma Kushtetuese e Gjykatës Speciale ligjin e ri për Speciale. Po gjykoj në bazë të asaj që ka thënë vendimi i vitit 2020”, ka deklaruar Hasani në Rubikon.

Ai ka theksuar se shqyrtimi i çështjes mund të shkojë edhe më tej, duke ngritur çështjen e kufijve të bartjes së kompetencave sovrane të një shteti, te një mekanizëm tjetër.

“Ai mundet me qu edhe një hap më tej, se nuk mundet vullnetin sovran kurrë asnjë shtet nuk e bartë në tërësi dikund tjetër, këtë duhet me ditë. E quajmë doktrina me vendosë kompetencë mbi kompetencë. Gjykata Kushtetuese s’ka të drejtë me ba kontrollin kushtetues të marrëveshjeve ndërkombëtare. Marrëveshjet ndërkombëtare zhvlerësohen sipas standardeve të Konventës së Vjenës dhe procedurës që është ndjekë”, tha më tej Hasani në Rubikon.

Lexo edhe

Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vdekjes së tij dhe motrës

Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vdekjes së tij dhe motrës

Tërmet me magnitudë 7.6 ballë në Panama, lëshohet paralajmërim për cunami

Tërmet me magnitudë 7.6 ballë në Panama, lëshohet paralajmërim për cunami

Kurti takon ambasadorin hungarez, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik

Kurti takon ambasadorin hungarez, diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik