UN Women uron Shiroka-Pulën: Zgjedhja e saj në krye të shtetit, moment i rëndësishëm për lidershipin e grave

UN Women uron Shiroka-Pulën: Zgjedhja e saj në krye të shtetit, moment i rëndësishëm për lidershipin e grave
UN Women ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si presidente të Kosovës, duke e cilësuar këtë një moment historik për përfaqësimin e grave në nivelet më të larta të vendimmarrjes. Në urimin e publikuar nga UN Women, theksohet se për herë të tretë një grua do të shërbejë në postin e Presidentes së […]

UN Women ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj si presidente të Kosovës, duke e cilësuar këtë një moment historik për përfaqësimin e grave në nivelet më të larta të vendimmarrjes.

Në urimin e publikuar nga UN Women, theksohet se për herë të tretë një grua do të shërbejë në postin e Presidentes së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

UN Women rikujton gjithashtu se Shiroka-Pula ishte gruaja e parë që udhëhoqi Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa zgjedhja e saj në krye të shtetit paraqet një tjetër moment të rëndësishëm për lidershipin e grave në institucionet më të larta të vendit.

“Si partnere dhe mike e kahershme e UN Women, jemi veçanërisht krenarë që e festojmë këtë arritje dhe mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për fuqizimin e të gjitha grave dhe vajzave”, thuhet në urimin e UN Women.

Lexo edhe

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

Mickoski, Jotovës: Disa shtete anëtare që ndihen rehat në kolltukët e tyre i kanë harruar vlerat e BE-së

UN Women uron Shiroka-Pulën: Zgjedhja e saj në krye të shtetit, moment i rëndësishëm për lidershipin e grave | Momenti