Nis samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama: Ky është një moment vendimtar për Ballkanin

Nis samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama: Ky është një moment vendimtar për Ballkanin

Nis samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama: Ky është një moment vendimtar për Ballkanin

Tirana është nikoqire e Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, me temë ‘Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku’.

Sponsor 3M Express

Aktiviteti po zhvillohet në Pallatin e Brigadave, ku kanë mbërritur kryeministri Edi Rama, komisionerja europiane Marta Kos dhe liderët e vendeve të rajonit, në mesin e tyre edhe kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti.

Në qendër të diskutimeve do të jenë përshpejtimi i reformave, zbatimi i Planit të Rritjes dhe prioritetet e reja strategjike.

“Ky është një moment vendimtar për Ballkanin”, tha kreu i qeverisë shqiptare në fjalën hapëse.

Një tjetër çështje e rëndësishme do të jetë integrimi ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, raporton Shqiptarja.com, transmeton Klankosova.tv.

Samiti do të përmbyllet në orën 12:30 me një konferencë të përbashkët për shtyp të kryeministrit Edi Rama dhe komisioneres europiane Marta Kos.

Samiti pritet të shërbejë si një mundësi për diskutimin e hapave të mëtejshëm drejt reformave dhe afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Europian.

Lexo edhe

Bellingham merr BMW-në luksoze prej 195 mijë eurosh, por nuk mund ta ngasë – ende nuk ka patentë shoferi

Bellingham merr BMW-në luksoze prej 195 mijë eurosh, por nuk mund ta ngasë – ende nuk ka patentë shoferi

ATK-ja rikujton: Pagesat mbi 2 mijë euro me para të gatshme janë të ndaluara

ATK-ja rikujton: Pagesat mbi 2 mijë euro me para të gatshme janë të ndaluara

Vetaksident në Raushiq të Pejës, shoferi pëson lëndime trupore

Vetaksident në Raushiq të Pejës, shoferi pëson lëndime trupore