Kush e shpalli Pavarësinë më 28 Nëntor 1912

Kush e shpalli Pavarësinë më 28 Nëntor 1912

Kush e shpalli Pavarësinë më 28 Nëntor 1912

Nga: Hasan Bello

Sponsor 3M Express

1. Përbërja krahinore

Delegatët e Kuvendit të Vlorës u zgjodhën sipas krahinave, ndonëse disa prej tyre u caktuan më vonë ose përfaqësonin më shumë se një krahinë. Nga 40 firmëtarët e Aktit të Pavarësisë, rreth tre të katërtat ishin nga Jugu dhe Shqipëria e Mesme. Arsyeja kryesore ishte Lufta Ballkanike dhe pushtimi i territoreve shqiptare nga ushtritë e shteteve fqinje. Vlora ishte ndër zonat e pakta të lira. Shkodra ishte e rrethuar nga Mali i Zi, Kosova ishte pushtuar nga Serbia, ndërsa Janina dhe Çamëria nga Greqia. Për këtë arsye, shumë delegatë nga këto zona u caktuan me telegram ose mbërritën me vonesë, pasi akti ishte nënshkruar. Të tillë ishin Isa Boletini, Ahmet Zogu dhe delegatët e Çamërisë.

Megjithatë, akti kishte karakter mbarëkombëtar. Atë e nënshkruan edhe delegatë nga Kosova, Ohri e Struga, si dhe nga diaspora shqiptare e Bukureshtit.

2. Përbërja fetare

Aktin e Pavarësisë e nënshkruan përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare: 27 myslimanë (67,5 përqind), 11 ortodoksë (27,5 përqind) dhe 2 katolikë (5 përqind).

Ky ekuilibër u mbajt parasysh edhe në ngritjen e institucioneve të shtetit të ri. Në krye të Senatit u vendos Haxhi Vehbi Dibra, nënshkrues i Aktit të Pavarësisë, me një zëvendës ortodoks. Edhe qeveria u formua mbi bazën e përfaqësimit krahinor dhe fetar: katoliku Dom Nikollë Kaçorri u emërua zëvendëskryeministër.

3. Përbërja shoqërore dhe arsimore

Firmëtarët vinin nga shtresa dhe profesione të ndryshme:

– Bejlerë dhe pronarë tokash: Vrioni, Cakrani, Toptanët, Karaosmani, Kanina, Deliallisët. Ky ishte një nga grupet më të mëdha.

– Nëpunës të arsimuar në shkollat osmane, shumë prej të cilëve kishin shërbyer në administratën perandorake, duke filluar nga vetë Ismail Qemali.

– Juristë dhe avokatë: Dhimitër Tutulani, Thanas Floqi.

– Klerikë: myftiu Vehbi Dibra dhe prifti Dom Nikollë Kaçorri.

– Mësues, publicistë dhe veprimtarë të Rilindjes: Mid’hat Frashëri, Lef Nosi, Rexhep Mitrovica, Luigj Gurakuqi.

– Ushtarakë dhe mjekë: Xhelal Koprëncka (ushtarak) dhe Myrteza Ali Struga (mjek).

– Tregtarë të diasporës: delegatët e kolonisë së Bukureshtit.

Shkurt, firmëtarët ishin kryesisht njerëz të shkolluar në sistemin osman ose në shkolla perëndimore. Ata përbënin elitën e kohës që vuri themelet e shtetit shqiptar.

Lexo edhe

Bellingham merr BMW-në luksoze prej 195 mijë eurosh, por nuk mund ta ngasë – ende nuk ka patentë shoferi

Bellingham merr BMW-në luksoze prej 195 mijë eurosh, por nuk mund ta ngasë – ende nuk ka patentë shoferi

ATK-ja rikujton: Pagesat mbi 2 mijë euro me para të gatshme janë të ndaluara

ATK-ja rikujton: Pagesat mbi 2 mijë euro me para të gatshme janë të ndaluara

Vetaksident në Raushiq të Pejës, shoferi pëson lëndime trupore

Vetaksident në Raushiq të Pejës, shoferi pëson lëndime trupore