UEFA publikon renditjen e Fair Play, në cilin vend gjendet Kosova?

UEFA publikon renditjen e Fair Play, në cilin vend gjendet Kosova?

UEFA publikon renditjen e Fair Play, në cilin vend gjendet Kosova?

UEFA ka publikuar renditjen përfundimtare të Fair Play për sezonin 2025/2026, ku Kosova është pozicionuar në vendin e 37-të nga 55 federatat anëtare, me 7.957 pikë. Ndërkaq, në kategorinë që vlerëson sjelljen e shikuesve, vendi i Kosovës është dukshëm më i mirë, pasi renditet e 17-ta.

Sponsor 3M Express

Renditja e publikuar nga UEFA të martën bazohet në vlerësimin e ndeshjeve të të gjitha garave të saj, si në nivel klubesh, ashtu edhe në atë të përfaqësueseve. Periudha e marrë në shqyrtim përfshin ndeshjet e zhvilluara nga 1 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026.

Në klasifikimin e përgjithshëm, Kosova ka grumbulluar 7.957 pikë nga 75 ndeshje të vlerësuara. Para saj gjenden, ndër të tjera, Maqedonia e Veriut në vendin e 30-të, ndërsa pas Shqipëria në të 48-tin dhe Serbia në të 47-tin.

telegrafi.com

Pas Kosovës renditen edhe Kroacia, Qiproja, Gjibraltari dhe Portugalia.

Në krye të renditjes së përgjithshme është Islanda me 8.533 pikë, e ndjekur nga Norvegjia me 8.470 dhe Danimarka me 8.458 pikë. Në pesëshen e parë janë edhe Finlanda dhe Anglia.

Për këtë klasifikim janë marrë parasysh vetëm federatat që kanë pasur së paku 50 ndeshje të zhvilluara në garat e UEFA-s gjatë periudhës së caktuar.

Një rezultat më pozitiv për Kosovën vërehet në kategorinë e sjelljes së shikuesve, ku përfaqësohet në vendin e 17-të. Ky pozicion tregon se vlerësimi i tifozëve kosovarë në këtë aspekt është më i mirë sesa pozita e federatës në klasifikimin e përgjithshëm të Fair Play.


Sa i përket përmirësimit të rezultatit të përgjithshëm të Fair Play nga një sezon në tjetrin, Kosova ka zënë vendin e gjashtë në Evropë. Progresin më të madh në këtë kategori e ka regjistruar Shqipëria. /Telegrafi/

Lexo edhe

Trikon prej kashmiri mund ta lani në shtëpi, por një veprim mund t’ia shkatërrojë formën përgjithmonë

Trikon prej kashmiri mund ta lani në shtëpi, por një veprim mund t’ia shkatërrojë formën përgjithmonë

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë, kërkojnë rritje pagash

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë, kërkojnë rritje pagash

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy të plagosur – prangoset i dyshuari

Të shtëna me armë në Gjakovë, dy të plagosur – prangoset i dyshuari