ZNAM për çështjen e Jurisprudencës: VLEN të mos gëzohet para kohe

ZNAM për çështjen e Jurisprudencës: VLEN të mos gëzohet para kohe

ZNAM për çështjen e Jurisprudencës: VLEN të mos gëzohet para kohe

Pas meritave që VLEN mori si rezulatat i vendimit të Qeverisë për ta dërguar zgjidhjen mbi provimin e jurisprudencës në Komisionin e Venecias, ZNAM ka reaguar duke i kujtuar VLEN-it se i njëjti nuk është miratuar dhe se si fillim duhet pritur mendimi i ekspertëve.

Sponsor 3M Express

Nga kjo parti thonë se nuk është e përshtatshme të krijohet eufori dhe shpallje e fitores historike nga përfaqësuesit e VLEN-i.

“Miratimi i informacionit mbi nevojën për një mendim eksperti nuk do të thotë se është marrë vendim përfundimtar, as se është bërë ndonjë ndryshim në kuadrin ligjor dhe mënyrën e funksionimit të sistemit gjyqësor. Përkundrazi, mendimi i kërkuar nga Komisioni i Venedikut duhet të ofrojë një bazë eksperti për veprime të mëtejshme, duke respektuar Kushtetutën, ligjet, sigurinë juridike dhe standardet evropiane”.

“Çështjet që lidhen me përdorimin e gjuhëve, veçanërisht në gjyqësor, janë shumë serioze për t’u bërë objekt i marketingut politik ditor, përpara se të jenë shqyrtuar të gjitha aspektet ligjore dhe të jenë marrë mendimet përkatëse të ekspertëve”.

“Prandaj, në vend që të shpallen fitoret para kohe dhe të krijohen pritje tek qytetarët, nevojitet përgjegjësi, një qasje institucionale dhe respektim i procedurave ligjore”, thonë nga partia ZNAM.

Lexo edhe

Arrestohet pjesëtari i lartë i ushtrisë amerikane në Britani, dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë

Arrestohet pjesëtari i lartë i ushtrisë amerikane në Britani, dyshohet për spiunazh në favor të Rusisë

VV’ja thirrje Prokurorisë që të hetojë Ramën për shpenzimin e dy milionëve të BERZH-it jashtë destinimit

VV’ja thirrje Prokurorisë që të hetojë Ramën për shpenzimin e dy milionëve të BERZH-it jashtë destinimit

Dështimi i rikthimit të B1 në funksion, mundësi për “mafinë energjetike”, thotë Haradinaj

Dështimi i rikthimit të B1 në funksion, mundësi për “mafinë energjetike”, thotë Haradinaj

ZNAM për çështjen e Jurisprudencës: VLEN të mos gëzohet para kohe | Momenti