Buxheti për mbrojtjen e Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro, duke shënuar shumën më të lartë të ndarë ndonjëherë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ushtrinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka njoftuar se përmes këtij buxheti do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas tij, fondet do të orientohen në furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse.
Maqedonci ka thënë se kjo shumë përbën buxhetin më të lartë në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës. /Insajderi.org/
Burimi: Insajderi




