U pickua nga grerëza teksa hante ëmbëlsirë në një lokal në Itali, 35-vjeçari shqiptar përfundon në spital

Një 35-vjeçar shqiptar ka përjetuar momente të frikshme në Itali, pasi është pickuar nga një grerëz brenda gojës, teksa po konsumonte mëngjesin në një lokal pranë portit.

Sponsor 3M Express

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në momentin kur i riu kishte porositur një ëmbëlsirë me krem pastiçerie. Pa e vërejtur, mbi ëmbëlsirë ndodhej një grerëz, e cila e pickoi në brendësi të gojës sapo ai mori kafshatën e parë.

Dhimbjet e forta e detyruan 35-vjeçarin të kërkonte ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e emergjencës, të cilat i dhanë ndihmën e parë dhe më pas e transportuan në spitalin Torrette, ku u pranua me kod urgjence të gravitetit mesatar.

Në spital, mjekët i administruan medikamente për të parandaluar një reaksion të rëndë alergjik dhe rrezikun e shfaqjes së shokut anafilaktik, një gjendje potencialisht kërcënuese për jetën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Mbi 1,100 fëmijë të vrarë e të plagosur në Ukrainë për 10 muaj, UNICEF alarmon me shifrat

Mbi 1,100 fëmijë të vrarë e të plagosur në Ukrainë për 10 muaj, UNICEF alarmon me shifrat

PDK-ja paralajmëron strategji shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel

PDK-ja paralajmëron strategji shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel

BQK-ja lanson sistemin e pagesave të shpejta, transferet realizohen brenda sekondash

BQK-ja lanson sistemin e pagesave të shpejta, transferet realizohen brenda sekondash