PDK-ja paralajmëron strategji shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel

PDK-ja paralajmëron strategji shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel

PDK-ja paralajmëron strategji shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel

Këto zhvillime u bënë të ditura nga ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, pas takimit të përbashkët të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe kryetarëve të degëve të kësaj partie.

Sipas komunikatës së PDK-së, Çitaku i ka njoftuar të pranishmit për zhvillimet e fundit dhe hapat e ardhshëm në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë.

Sponsor 3M Express

Ajo ka thënë se javën e ardhshme pritet të prezantohen “frytet e para të punës intensive”, përfshirë strategjinë shtetërore për mbrojtjen në apel dhe iniciativën e re ligjore për Dhomat e Specializuara.

Sipas komunikatës, iniciativa ligjore do të mbështetet në tekstin që Kuvendi e miratoi në tetor dhe do të përfshijë kontributet e PDK-së, ekspertëve dhe grupit punues.

Çitaku ka vlerësuar se “uniteti i të gjitha partive parlamentare shqiptare në mbrojtje të luftës së popullit të Kosovës për liri dhe të çlirimtarëve në Hagë ka peshë historike”.

Ajo ka falënderuar partitë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në mbështetje të kësaj çështjeje, të cilën e ka cilësuar si kauzë kombëtare.

“PDK do të angazhohet deri në fund që çlirimtarët të kenë mbështetjen e shtetit në çdo nivel, me mobilizimin e të gjitha kapaciteteve institucionale dhe me fonde të mjaftueshme për të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm”, thuhet në komunikatë.

Sipas Çitakut, synimi është “rrëzimi i aktgjykimit të shkallës së parë dhe fitorja e çlirimtarëve në apel”.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Mblidhet PDK-ja, Çitaku: Javën e ardhshme prezantohen frytet e para të punës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Mblidhet PDK-ja, Çitaku: Javën e ardhshme prezantohen frytet e para të punës për mbrojtjen e çlirimtarëve në Hagë

Një pyetje mjaftoi, Mourinho çohet dhe largohet nga konferenca

Një pyetje mjaftoi, Mourinho çohet dhe largohet nga konferenca

Vetëm 14 vjeç dhe pranë debutimit historik në Ligue 1 – kush është Thymeo Cruz, talenti që po krahasohet me Messin?

Vetëm 14 vjeç dhe pranë debutimit historik në Ligue 1 – kush është Thymeo Cruz, talenti që po krahasohet me Messin?

PDK-ja paralajmëron strategji shtetërore për mbrojtjen e çlirimtarëve në apel | Momenti