Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, në orën 11:00, për të diskutuar lidhur me përgatitjet dhe rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare.

Sipas njoftimit, në fillim të mbledhjes do të shqyrtohet miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, ndërsa më pas anëtarët e Kryesisë do të diskutojnë për propozimin e rendit të ditës për seancën plenare.
Në mesin e çështjeve të parapara për seancën e ardhshme është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor, i cili po trajton veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu, në rendin e ditës së seancës janë paraparë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





