U largua nga burri dhe nisi jetën me dy djemtë, ai i shkon te dera e banesës në Gjakovë – gruaja thërret Policinë

Një grua në Gjakovë ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi bashkëshorti, nga i cili ishte larguar prej muajsh, i ka shkuar te banesa ku ajo jeton me qira së bashku me dy djemtë e saj. E frikësuar nga prania e tij, gruaja nuk ia ka hapur derën dhe ka njoftuar Policinë, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, më 7 nëntor, rreth orës 10:50, në rrugën “Fadil Nimani” në Gjakovë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gruaja, E.L., ishte larguar nga shtëpia e bashkëshortit që prej 16 shkurtit, duke u zhvendosur në një banesë me qira së bashku me dy djemtë e saj madhorë.

Ajo nuk dëshironte të takohej apo të komunikonte me bashkëshortin, F.L., por ky i fundit kishte shkuar te banesa ku ajo po jetonte.

Gruaja nuk ia ka hapur derën, ndërsa bashkëshorti është larguar nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, nga frika, ajo ka vendosur ta raportojë rastin në Polici.

Pas denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke arrestuar bashkëshortin, i cili më pas është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gruaja ka refuzuar kontrollin mjekësor dhe strehimin, duke deklaruar se ndihet e sigurt në banesën ku jeton me dy djemtë e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe pas konsultimeve është marrë vendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ekskluzive | Përleshje me thikë në Malishevë, këta janë dy të dyshuarit – njëri përfundoi në spital, tjetri në ndalim

Ekskluzive | Përleshje me thikë në Malishevë, këta janë dy të dyshuarit – njëri përfundoi në spital, tjetri në ndalim

Ekskluzive | Bie në prangat e Policisë 29-vjeçari në Prishtinë, ky është i dyshuari për të paktën 14 vjedhje të rënda

Ekskluzive | Bie në prangat e Policisë 29-vjeçari në Prishtinë, ky është i dyshuari për të paktën 14 vjedhje të rënda

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë

Nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur, bilanci i sulmit tronditës në Krakovë