U bllokua në një varr për dy ditë, ekipet e shpëtimit mobilizohen për macen në Poloni

U bllokua në një varr për dy ditë, ekipet e shpëtimit mobilizohen për macen në Poloni

U bllokua në një varr për dy ditë, ekipet e shpëtimit mobilizohen për macen në Poloni

Një mace në Poloni ka përjetuar një aventurë të pazakontë, pasi kishte mbetur e bllokuar brenda një varri në një varrezë në qytetin e Radomit.

Sponsor 3M Express

Ekipet e shpëtimit kanë kaluar dy ditë duke u përpjekur ta nxjerrin atë nga varri, ndërsa në operacion janë përfshirë disa shërbime emergjente.

Pas përpjekjeve të shumta, macja është nxjerrë e sigurt dhe është pagëzuar me emrin Duszek, që në gjuhën polake do të thotë “Fantazmë”.

Aktualisht, ajo ndodhet në një klinikë veterinare, ku po merr kujdesin e nevojshëm. Sipas shpëtimtarëve, gjendja e saj shëndetësore është e mirë, megjithëse ende është e frikësuar nga ajo që ka përjetuar.

Pasi të përfundojnë kontrollet veterinare, për Duszek do të kërkohet një shtëpi e re, ku do të mund të nisë një jetë të qetë, larg aventurës së pazakontë që përjetoi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Protesta masive në Francë, kërkohen paga më të larta

Protesta masive në Francë, kërkohen paga më të larta

Avni Dehari arsyeton mosveprimet e VV-së për rastin e Astritit, akuzon pushtetet e kaluara

Avni Dehari arsyeton mosveprimet e VV-së për rastin e Astritit, akuzon pushtetet e kaluara

“Ai e meriton Barcelonën ose Arsenalin” – legjenda italiane Cassano vlerëson Fabregasin

“Ai e meriton Barcelonën ose Arsenalin” – legjenda italiane Cassano vlerëson Fabregasin