Protesta masive në Francë, kërkohen paga më të larta

Protesta masive në Francë, kërkohen paga më të larta

Protesta masive në Francë, kërkohen paga më të larta

Protestat janë organizuar me thirrjen e pesë sindikatave kryesore franceze, ndërsa në qendër të kërkesave të demonstruesve janë rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës, rënia e fuqisë blerëse dhe pakënaqësia me gjendjen e sistemit arsimor.

Një nga kërkesat kryesore të sindikatave është rritja e pagës minimale, e cila sipas raportimit aktual është rreth 12.5 euro në orë. Përfaqësuesit sindikalë paralajmërojnë se mobilizimi do të vazhdojë derisa autoritetet të ndërmarrin hapa konkretë për adresimin e shqetësimeve të qytetarëve.

Sponsor 3M Express

Përfaqësues të sektorit hekurudhor theksuan se rritja e çmimeve po e vështirëson gjithnjë e më shumë jetën e punëtorëve, duke kërkuar paga që përputhen me shpenzimet e përditshme.

Situata është tensionuar në Paris dhe Marsejë, ku janë regjistruar përplasje mes disa grupeve të protestuesve dhe policisë. Për garantimin e sigurisë janë angazhuar rreth 70 mijë pjesëtarë të forcave të rendit, ndërsa Kulla Eiffel është mbyllur për vizitorët.

Në protesta janë bashkuar edhe prindër, të cilët shprehin shqetësimin për cilësinë e arsimit dhe mundësitë financiare për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Ata kërkojnë më shumë mbështetje për shkollat dhe përmirësim të kushteve në sistemin arsimor.

Ndërkohë, presidenti Emmanuel Macron ka zhvilluar takime me zyrtarët përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen, në përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e situatës dhe për të rikthyer rendin.

Lëvizjet protestuese nuk janë kufizuar vetëm në Francë. Edhe në Athinë, studentët kanë protestuar duke kërkuar kushte më të mira në arsim dhe paga më të larta për mësimdhënësit dhe profesorët.

Studentët kanë shprehur gjithashtu pakënaqësi për vështirësitë ekonomike, koston e lartë të jetesës dhe pamundësinë për të siguruar pavarësi financiare.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Presidenti i Izraelit do të shpallë të dielën se kush do të ngarkohet me formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit do të shpallë të dielën se kush do të ngarkohet me formimin e qeverisë

Zgjedhjet në SHBA shtojnë shpresat e shteteve të Gjirit për shmangien e përshkallëzimit të luftës me Iranin

Zgjedhjet në SHBA shtojnë shpresat e shteteve të Gjirit për shmangien e përshkallëzimit të luftës me Iranin

Të shtëna në Turqi ndaj disa automjeteve: 8 persona humbin jetën, prangoset autori

Të shtëna në Turqi ndaj disa automjeteve: 8 persona humbin jetën, prangoset autori