Turqia shkarkon Vincenzo Montellan pas rezultateve katastrofike

Turqia shkarkon Vincenzo Montellan pas rezultateve katastrofike
Federata Turke e Futbollit (TFF) ka vendosur t’i japë fund para kohe bashkëpunimit me përzgjedhësin e kombëtares, Vincenzo Montella, raporton mediumi i respektuar turk Milliyet. Vendimi i federatës erdhi pas rezultateve të dobëta të Turqisë në Ligën e Kombeve, ku kombëtarja pësoi katër humbje radhazi. Në ndeshjen e fundit, turqit u mposhtën 1-3 nga Italia, […]

Federata Turke e Futbollit (TFF) ka vendosur t’i japë fund para kohe bashkëpunimit me përzgjedhësin e kombëtares, Vincenzo Montella, raporton mediumi i respektuar turk Milliyet.

Vendimi i federatës erdhi pas rezultateve të dobëta të Turqisë në Ligën e Kombeve, ku kombëtarja pësoi katër humbje radhazi.

Në ndeshjen e fundit, turqit u mposhtën 1-3 nga Italia, rezultat që shtoi kritikat ndaj Montellas nga ekspertët dhe tifozët.

Drejtuesit e federatës kanë vlerësuar se skuadra ka nevojë për një ndryshim të menjëhershëm dhe për një qasje të re në zhvillimin e saj.

Në ditët në vijim pritet të përfundojnë procedurat financiare për ndërprerjen e kontratës, pas së cilës TFF do të bëjë të ditur emrin e përzgjedhësit të ri.

Montella ishte emëruar në krye të Turqisë në shtator të vitit 2023 dhe pati një ecuri mbresëlënëse në Euro 2024, duke e udhëhequr skuadrën deri në çerekfinale të turneut në Gjermani.

Megjithatë, rënia e zgjatur në formë dhe rezultatet e fundit kanë bërë që italiani të mos vazhdojë në krye të kombëtares turke./Telegrafi/

Lexo edhe

Policia suedeze qëllon dhe plagos një burrë të armatosur pranë Pallatit Mbretëror në Stokholm

Policia suedeze qëllon dhe plagos një burrë të armatosur pranë Pallatit Mbretëror në Stokholm

Vetura të parkuara mbi trotuare në Ortakoll, pengohet lëvizja e nxënësve dhe këmbësorëve

Vetura të parkuara mbi trotuare në Ortakoll, pengohet lëvizja e nxënësve dhe këmbësorëve

Laura Fazliu nis me dominim Botërorin, triumfon bindshëm ndaj xhudistes gjermanes

Laura Fazliu nis me dominim Botërorin, triumfon bindshëm ndaj xhudistes gjermanes

Turqia shkarkon Vincenzo Montellan pas rezultateve katastrofike | Momenti