Parkimi i veturave mbi trotuare në afërsi të shkollave “Abdyl Frashëri” dhe “Hysen Rexhepi”, në lagjen “Ortakoll”, po shkakton vështirësi për lëvizjen e nxënësve dhe këmbësorëve.
Një qytetare ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me situatën, duke thënë se veturat e parkuara në trotuare po ua pamundësojnë këmbësorëve përdorimin normal të hapësirave të dedikuara për ta.
Sipas saj, kjo gjendje është veçanërisht problematike për nxënësit që kalojnë në këtë pjesë të lagjes për të shkuar në shkollë.
Përveç pengimit të lëvizjes së këmbësorëve, parkimi i veturave në trotuare po shkakton edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në këtë zonë.
Banorët kërkojnë që të merren masa për lirimin e trotuareve dhe sigurimin e qarkullimit të papenguar për këmbësorët, veçanërisht në afërsi të institucioneve shkollore. /Telegrafi/




