Laura Fazliu e ka nisur në mënyrë bindëse aventurën e saj në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare garon në kategorinë deri në 63 kilogramë, ndërsa në xhiron e parë ishte e lirë.
Në paraqitjen e saj të parë në këtë Botëror, Fazliu u përball me gjermanen Sara-Joy Bauer, të cilën e mposhti bindshëm.
Laura realizoi fillimisht “Yuko”, për të vazhduar më pas me një uazari dhe një tjetër “Yuko”, duke dominuar plotësisht luftën.
Pas këtij triumfi, Fazliu ka siguruar kalimin tutje dhe tani e pret një tjetër sfidë, ku do të përballet me mongolezen Enkhriilen Lkhagvatogoo./Telegrafi/




