Trump zgjedh Katie Zacharian si sekretare të ardhshme të shtypit të Shtëpisë së Bardhë

Trump zgjedh Katie Zacharian si sekretare të ardhshme të shtypit të Shtëpisë së Bardhë

Trump zgjedh Katie Zacharian si sekretare të ardhshme të shtypit të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka zgjedhur komentatoren konservatore Katie Zacharia për postin e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, duke e bërë atë zëdhënësen e ardhshme të administratës së tij.

Zacharia aktualisht punon si këshilltare e lartë për komunikim në Grupin e Medias dhe Teknologjisë Trump (Trump Media & Technology Group), ndërsa më herët ka punuar si zëdhënëse në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Ajo gjithashtu ka qenë komentatore në disa media amerikane, përfshirë Fox News dhe Newsmax.

Sponsor 3M Express

Trump e ka vlerësuar Zacharian si mbështetëse besnike të tij dhe të lëvizjes MAGA, duke theksuar se ajo ka qenë e përfshirë edhe në fushatat e tij zgjedhore, veçanërisht në shtetet ku gara ishte e ngushtë.

Në një postim në rrjetin e tij social, Truth Social, presidenti amerikan ka shprehur bindjen se Zacharia do të ketë rezultate të mira në detyrën e re dhe do të bashkëpunojë me mediat, qytetarët amerikanë dhe administratën e tij.

Ajo pritet ta zëvendësojë Karoline Leavitt, e cila u largua nga posti në fund të gushtit. Leavitt, ndërkohë, është angazhuar si komentatore në rrjetin televiziv Fox News, ku pritet të nisë punën më 1 nëntor.

Zacharia do të jetë sekretarja e gjashtë e shtypit gjatë dy mandateve presidenciale të Trumpit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump zgjedh Katie Zacharian si sekretare të ardhshme të shtypit të Shtëpisë së Bardhë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Konjufca reagon ndaj Daçiqit dhe paraqitjes së Radoiçiqit: S’janë provokime të izoluara

Konjufca reagon ndaj Daçiqit dhe paraqitjes së Radoiçiqit: S’janë provokime të izoluara

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës mbeten të gjalla

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës mbeten të gjalla

Ulutaş në fund të mandatit: Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë është politike, jo ushtarake

Ulutaş në fund të mandatit: Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë është politike, jo ushtarake