Ernest Muçi rikthehet te goli në Turqi

Ernest Muçi rikthehet te goli në Turqi

Ernest Muçi rikthehet te goli në Turqi

Pas paraqitjeve pozitive me Kombëtaren e Shqipërisë, sulmuesi kuqezi u rikthye te goli me skuadrën turke, duke kontribuar në suksesin e rëndësishëm në udhëtim.

Muçi zhbllokoi rezultatin në minutën e 28-të, kur përfitoi nga një pasim i Mustafa Eskihellaç brenda zonës së penalltisë dhe me një goditje elegante e dërgoi topin në rrjetë për 1:0.

Sponsor 3M Express

Goli i shqiptarit i dha epërsinë Trabzonsporit, që në vazhdim arriti ta menaxhonte ndeshjen dhe të siguronte fitoren me rezultat të thellë 3:0.

Për Muçin, ky ishte një tjetër kontribut i rëndësishëm në sezonin aktual, në të cilin ka regjistruar dy gola dhe dy asistime në tetë paraqitje me fanellën e Trabzonsporit.

Forma e tij me klubin turk dhe paraqitjet me fanellën kuqezi janë një sinjal pozitiv për sulmuesin shqiptar, i cili po synon të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në ndeshjet e ardhshme.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ronaldo pendohet shpejt, rikthehet te Portugalia në nëntor

Ronaldo pendohet shpejt, rikthehet te Portugalia në nëntor

S’ka fonde, rreth 50 punëtorë të Sigurimit Fizik të QMF-ve mbesin pa punë, paralajmërohen protesta

S’ka fonde, rreth 50 punëtorë të Sigurimit Fizik të QMF-ve mbesin pa punë, paralajmërohen protesta

Vrasja e vëllait dhe motrës në Livoç, Haliti ngushëllon familjen Bogujevci nga Pozherani

Vrasja e vëllait dhe motrës në Livoç, Haliti ngushëllon familjen Bogujevci nga Pozherani