Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka uruar Partinë Demokratike të Kosovës me rastin e 27-vjetorit të themelimit të saj.

Përmes një postimi, ai ka kujtuar rrugëtimin e kësaj partie, duke theksuar se ajo doli nga Drejtoria Politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton Klankosova.tv
Sipas Krasniqit, PDK-ja mori përgjegjësinë historike për ta shndërruar idealin e lirisë në një projekt shtetformues.
“Gëzuar 27-vjetorin, Partia Demokratike e Kosovës!”, ka shkruar ai në urimin e tij.




