Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”

Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”

Trump thotë se SHBA-ja e ka fituar tashmë luftën me Iranin – tani kërkon “fitore totale”

Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se Uashingtoni e ka fituar tashmë luftën kundër Iranit, por nuk dëshiron të tërhiqet pa arritur një fitore vendimtare.

Sponsor 3M Express

“Ne u kundërpërgjigjëm… dhe fituam. Është thjesht çështje se kur duam t’i japim fund”, ka thënë Trump në një fjalim me rastin e Ditës së Veteranëve, në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

“Duam të sigurohemi që të kemi një fitore të plotë — jo një fitore prej 93%. Do të jetë e plotë”, ka shtuar ai.

Trump pretendon sërish se lufta do të përfundojë së shpejti — diçka që ai e ka pohuar prej muajsh.

“Humbëm 18 shpirtra të mrekullueshëm, por kur ky konflikt të marrë fund — dhe kjo do të ndodhë së shpejti — e gjithë bota do të jetë një vend shumë më i sigurt… dhe më paqësor”, ka deklaruar Trump.

Fushata ushtarake amerikane i ka shkaktuar Iranit dëme, riparimi i të cilave do të kërkonte dekada, tha Trump.

“Do t’u duhen 25 vjet për të rindërtuar atë që ne kemi shkatërruar, dhe shpresojmë se nuk do të na duhet të shkatërrojmë më tej atë vend”, ka thënë më tej ai.

Trump falënderoi trupat amerikane për përpjekjet e tyre për të penguar Teheranin që të pajiset me armë bërthamore.

Irani është shteti kryesor në botë që mbështet terrorizmin, tha ai.

Fushata ushtarake duhet t’i arrijë objektivat e saj përpara se Uashingtoni ta shpallë të përfunduar konfliktin, ka thënë Trump. /Telegrafi/

Lexo edhe

Terapia jetike: QKUK mbetet pa barnat e domosdoshme për pacientët me transplant të veshkës

Terapia jetike: QKUK mbetet pa barnat e domosdoshme për pacientët me transplant të veshkës

Mehmetaj: VV-ja përshkruhet si opozitë e fortë, por kurrë alternativë qeverisëse s’ka pasur

Mehmetaj: VV-ja përshkruhet si opozitë e fortë, por kurrë alternativë qeverisëse s’ka pasur

Lovren dyshon se Pochettino mund të ketë sukses te Manchester United

Lovren dyshon se Pochettino mund të ketë sukses te Manchester United