Terapia jetike: QKUK mbetet pa barnat e domosdoshme për pacientët me transplant të veshkës

Terapia jetike: QKUK mbetet pa barnat e domosdoshme për pacientët me transplant të veshkës

Terapia jetike: QKUK mbetet pa barnat e domosdoshme për pacientët me transplant të veshkës

Pacientët që i janë nënshtruar transplantit të veshkës dhe fëmijët me sëmundje autoimune po përballen me një krizë furnizimi, pasi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mungojnë dozat e tabletave Ciclosporinë prej 25 mg dhe 50 mg, të cilat janë jetike për ruajtjen e organit të transplantuar.

Sponsor 3M Express

Nazmi Hysni, i cili prej 22 vitesh jeton me një veshkë të dhuruar pasi i ka shpëtuar dializës, tregon se doza prej 25 mg mungon që nga muaji maj, ndërsa ajo prej 50 mg ka filluar të mungojë kohët e fundit. Ai shton se prej se ka pasur nevojë për këto terapi, furnizimi nuk ka qenë asnjëherë i qëndrueshëm.

Për më tepër, situata bëhet edhe më alarmante pasi pacientët jo vetëm që detyrohen t’i blejnë vetë këto barna me kosto të lartë, por ato shpesh as nuk mund të gjenden në tregun farmaceutik në Kosovë.

Ndërkaq, Hyseni ka një lutje për QKUK-në, ku të paktën t’i paralajmrojnë më herët për mungesën e barnave si shkak i mundësive financiare të tyre, ngase ndërprerja ua rrezikon jetën.

QKUK-ja e ka konfirmuar për Klan Kosovën mungesën e terapisë imuno-supresive, si për barnat Ciclosporinë të 25mg dhe 50mg si dhe Tacrolimus 0.5 mg, ku për këtë thotë se e kanë një zëvendësues atë prej 1mg.

Në fakt, sipas kësaj, tek me 16 tetor 2026, është iniciuar procedura e prokurimit për Ciclosporinë, kapsulë 50 mg.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Foshnja ka temperaturë: Katër gabime që bëjnë prindërit dhe kur duhet të telefonojnë një mjek

Foshnja ka temperaturë: Katër gabime që bëjnë prindërit dhe kur duhet të telefonojnë një mjek

“Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën

“Është lojtar vetëm për gjysmë ore”, Cassano me deklaratë nënçmuese për Edon Zhegrovën

“Rusia do t’i mbijetojë Vuçiqit” – zyrtari amerikan paralajmëron për rrjetet e Moskës në Serbi

“Rusia do t’i mbijetojë Vuçiqit” – zyrtari amerikan paralajmëron për rrjetet e Moskës në Serbi