La Liga ka qenë cak i një sulmi kibernetik, gjatë të cilit janë nxjerrë të dhëna personale nga një prej platformave të saj digjitale, ka konfirmuar të hënën organizata e futbollit spanjoll.

Sipas njoftimit të La Ligës, sulmi ka ndodhur në periudhën 14-16 nëntor, ndërsa shkalla e plotë e rrjedhjes së të dhënave ende nuk është përcaktuar.
Liga spanjolle bëri të ditur se janë prekur të dhënat personale të përdoruesve të një platforme të dedikuar për tifozët, si dhe informacione që lidhen me klubet.
Javier Tebas, president i La Ligas
Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e ditur saktësisht se sa persona apo klube janë prekur nga ky incident dhe çfarë lloj të dhënash kanë përfunduar në duart e personave të paautorizuar.
Lajmi është raportuar nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, ndërsa La Liga pritet të vazhdojë vlerësimin e pasojave të sulmit dhe të përcaktojë përmasat e plota të incidentit. /Telegrafi/





