Trump: Rusia dhe Ukraina, për herë të parë janë të gatshme për marrëveshje që i jep fund luftës – do të përfshihet edhe Evropa

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Rusia dhe Ukraina, për herë të parë, po shfaqin gatishmëri për të arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës mes dy vendeve. Sipas tij, negociatat po shënojnë përparim, ndërsa një marrëveshje e mundshme do të kishte rëndësi të madhe dhe do të përfshinte edhe Europën.

Sponsor 3M Express

Trump ka bërë të ditur se ka zhvilluar disa biseda telefonike në kuadër të përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit, ndërsa ka paralajmëruar edhe takime për të hënën dhe të martën.

“Rusia dhe Ukraina, për herë të parë, duan të arrijnë një marrëveshje. Do të jetë një marrëveshje shumë e madhe dhe do të përfshijë Europën”, deklaroi presidenti amerikan.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është shprehur i gatshëm të takohet me homologun rus, Vladimir Putin, por ka përjashtuar mundësinë që një takim i tillë të mbahet në Moskë.

Në një intervistë për CNN, Zelensky theksoi se Ukraina ka nevojë urgjente për sisteme të mbrojtjes ajrore dhe raketa për t’u përballur me sulmet ruse. Ai shprehu shpresën se Trump do të arrijë ta bindë Putinin që të ulet në tryezën e negociatave.

“Ne kemi nevojë për mbrojtje ajrore dhe raketa, sepse duam të mbijetojmë. Duam të jetojmë derisa Trump ta shtyjë Putinin të negociojë. Ai mund ta bëjë këtë. Ne jemi të gatshëm të takohemi me të në çdo shtet, por jo në Moskë”, deklaroi presidenti ukrainas.

Zelensky foli edhe për marrëveshjen e sigurisë që administrata Trump pritet t’i propozojë Ukrainës, duke shprehur shqetësimin se ajo mund të përmbajë rreziqe për të ardhmen e vendit.

“Ne jemi të gjithë në Europë. Nuk duam një Jaltë 2. Nuk duam të ndahemi nga Rusia”, u shpreh ai, duke iu referuar Konferencës së Jaltës të vitit 1945, ku fuqitë e mëdha diskutuan për sferat e ndikimit në Europë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Protestë kombëtare për Arlindën në Prishtinë, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

Protestë kombëtare për Arlindën në Prishtinë, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

Sot bllokohet një pjesë e Rrugës B në Prishtinë, Komuna tregon rrugët alternative

Sot bllokohet një pjesë e Rrugës B në Prishtinë, Komuna tregon rrugët alternative

Kush po hakon frigoriferët në supermarketet në mbarë Evropën dhe pse?

Kush po hakon frigoriferët në supermarketet në mbarë Evropën dhe pse?