Trump reagon pas rikthimit të Jensen Huang në Nvidia

Trump reagon pas rikthimit të Jensen Huang në Nvidia

Trump reagon pas rikthimit të Jensen Huang në Nvidia

Presidenti amerikan Donald Trump ka përshëndetur vendimin e Bordit të Drejtorëve të Nvidia-s për rikthimin e Jensen Huang në pozitën e drejtorit ekzekutiv, duke e cilësuar atë si vendimin e duhur për kompaninë dhe ekonominë amerikane.

Sponsor 3M Express

Në reagimin e tij, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për udhëheqjen e Huang për të garantuar zhvillimin dhe suksesin e gjigantit të teknologjisë.

“Bordi i Drejtorëve të Nvidia-s ka marrë vendimin e duhur për ta rikthyer Jensen Huang në pozitën e CEO-s. Vendi ka nevojë për udhëheqjen e tij për të siguruar suksesin dhe prosperitetin jo vetëm të kompanisë, por edhe të ekonomisë amerikane”, deklaroi Trump.

Presidenti amerikan theksoi se qeveria nuk ka arsye të besojë se rikthimi i Huang paraqet ndonjë kërcënim për sigurinë kombëtare.

“Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se qeveria amerikane nuk posedon prova që ai të jetë përfshirë në ndonjë veprimtari të paligjshme”, shtoi ai.

Trump shprehu gjithashtu vlerësime personale për Huang, duke e quajtur atë një figurë të rëndësishme për vendin.

“Kam pasur mundësinë ta njoh Jensenin dhe ai është një patriot i madh dhe një thesar kombëtar”, u shpreh presidenti amerikan.

Megjithatë, Trump kërkoi që Nvidia të vazhdojë hetimin e brendshëm lidhur me respektimin e kontrolleve amerikane të eksportit, për të siguruar përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

“Urime Jensenit, Bordit të Nvidia-s, popullit të Shteteve të Bashkuara dhe, në të vërtetë, gjithë botës”, përfundoi Trump.

Reagimi vjen pasi Nvidia njoftoi rikthimin e Huang në drejtimin e kompanisë, pas raportimeve se ai ishte shënjestruar nga një operacion i huaj i inteligjencës.

Bordi i kompanisë ka bërë të ditur se hetimet e brendshme do të vazhdojnë, pavarësisht vendimit për rikthimin e tij. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kur të miturit mbeten në mes të dyerve të mbyllura: Çfarë po ndodh në Pejë pas rastit të Arlinda Zekajt?

Kur të miturit mbeten në mes të dyerve të mbyllura: Çfarë po ndodh në Pejë pas rastit të Arlinda Zekajt?

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin e Granit Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt

Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Naim Murselin e Granit Plavën për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjermania synon të ashpërsojë kushtet për marrjen e pasaportës, emigrantëve mund t’u kërkohen tetë vjet qëndrim dhe gjermanishtja B2

Gjermania synon të ashpërsojë kushtet për marrjen e pasaportës, emigrantëve mund t’u kërkohen tetë vjet qëndrim dhe gjermanishtja B2

Trump reagon pas rikthimit të Jensen Huang në Nvidia | Momenti