Ish-kreu i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND), August Hanning, po përballet me akuza të rënda për tradhti dhe dyshime se ka përcjellë informacione të klasifikuara te shtetet e huaja, transmeton Gazeta Metro.
Sipas të dhënave të raportuara, dyshimet ndaj Hanning nuk lidhen vetëm me Azerbajxhanin, por përfshijnë edhe pretendime për rrjedhje të informacioneve sekrete drejt Kinës.

Hanning, i cili ka drejtuar BND-në nga viti 1998 deri më 2005, është përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për spiunazh, zbulim të sekreteve shtetërore dhe tentativë për tradhti, raporton Derspiegel.
The post Ish-kreu i BND’së gjermane August Hanning, akuzohet për tradhti – dyshohet se i dha informacione sekrete edhe Kinës appeared first on Insajderi.




