Sean “Diddy” Combs do të qëndrojë më gjatë në burg, pasi data e planifikuar e lirimit të tij është shtyrë me rreth gjashtë javë.

Sipas të dhënave të Byrosë Federale të Burgjeve të publikuara nga Daily Mail, 56-vjeçari tani pritet të lirohet nga FCI Fort Dix në New Jersey më 2 mars 2028, ndërsa më parë data e lirimit ishte 21 janar 2028. Autoritetet nuk kanë dhënë një arsye konkrete për ndryshimin.
Shtyrja vjen pak kohë pasi u raportua se Diddy ishte dërguar sërish në izolim, pas pretendimeve për trajtim të veçantë në burg.
Sipas raportimeve, ai dyshohej se kishte marrë ndihmë nga të burgosur të tjerë, përfshirë gatimin, pastrimin e qelisë dhe shërbime të tjera.
Burime të cituara nga TMZ kanë thënë se transferimi në izolim ishte pjesë e procedurës standarde ndërsa autoritetet kryenin një hetim.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse hetimi vazhdon dhe nëse qëndrimi i tij në izolim lidhet ende me të njëjtën çështje.
Byroja Federale e Burgjeve deklaroi se, për arsye privatësie dhe sigurie, nuk komenton kushtet e ndalimit apo arsyet e ndryshimit të datave të lirimit.
Ndërkohë, përfaqësuesja e Diddy-t, Juda S. Engelmayer, tha se nuk ka mënyrë që ekipi i tij t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto raportime. /Telegrafi/




