Trump ndryshon qëndrim ndaj senatorit Abdul El-Sayed, e lavdëron si “djalë të zgjuar”

Trump ndryshon qëndrim ndaj senatorit Abdul El-Sayed, e lavdëron si “djalë të zgjuar”

Trump ndryshon qëndrim ndaj senatorit Abdul El-Sayed, e lavdëron si “djalë të zgjuar”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka befasuar me qëndrimin e tij ndaj senatorit të zgjedhur demokrat, Abdul El-Sayed, të cilin vetëm disa javë më parë e kishte quajtur “xhihadist të çmendur”, ndërsa tani e ka lavdëruar si “djalë të zgjuar”.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për “The New York Post”, Trump tha se El-Sayed kishte bërë një punë shumë të mirë dhe se planifikon të takohet me të për të diskutuar mundësinë e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e shëndetësisë, transmeton Klankosova.tv

“Është djalë i zgjuar. Ka bërë punë të mirë. Në fakt, ka bërë punë shumë të mirë. E di që do të takohem me të. Ndoshta mund të gjejmë një pikë të përbashkët”, deklaroi Trump.

El-Sayed, i cili fitoi zgjedhjet për Senatin në Michigan, ka propozuar një program të sigurimit shëndetësor për të gjithë amerikanët, të njohur si “Medicare for All”.

Për të siguruar mbështetjen e Trumpit, demokrati madje ka shprehur gatishmërinë që programi të marrë emrin “TrumpCare”.

Ai ka publikuar edhe një imazh të një karte të artë me këtë emër, duke i bërë thirrje presidentit amerikan që të garantojë kujdes shëndetësor për çdo qytetar, nga lindja deri në vdekje. /Klankosova.tv

Lexo edhe

E dhimbshme | Nesër i jepet lamtumira e fundit 3-vjeçares nga Gjakova, e cila humbi jetën pas 28 ditësh betejë për mbijetesë pas aksidentit

E dhimbshme | Nesër i jepet lamtumira e fundit 3-vjeçares nga Gjakova, e cila humbi jetën pas 28 ditësh betejë për mbijetesë pas aksidentit

Mbappé e kalon Raúlin, shkruan histori te Real Madridi

Mbappé e kalon Raúlin, shkruan histori te Real Madridi

KQZ merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve në Turqi

KQZ merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Zgjedhjeve në Turqi