Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti, i ka dalë në mbështetje moderatorit të emisionit “DPT me Fidanin” në Klan Kosova, Fidan Jupolli, pas etiketimeve dhe kërcënimeve ndaj tij.

Ajeti ka komentuar në fotografinë e publikuar nga Jupolli në Facebook, duke i shprehur mbështetjen me fjalë të drejtpërdrejta.
“Bacalok mrehe e mos e rruje qa flasin e qa thon tine dinë qe Arushen e ki ksajde, nuk e kam shpreh me folë shumë po e din ti”, ka shkruar Ajeti.
Pas këtij komenti, Jupolli ka reaguar duke e falënderuar Ajetin dhe duke e cilësuar atë si legjendë të gjallë.
“Avni Ajeti, legjendë e gjallë, bashkëluftëtar i Zahir Pajazitit, ky mesazh më mjafton me ditë ku jam i pozicionum unë e ku jeni ju! UÇK, ti je gjaku jem që nuk falet!”, ka shkruar mes tjerash Jupolli.
Në mbështetje të gazetarit, pas kërcënimeve ndaj tij, kanë dalë edhe figura publike dhe përfaqësues të partive politike./Klankosova.tv




