Tre raste të vdekjeve janë raportuar më 6 tetor në Shtime, Kamenicë dhe Prizren.
Në Shtime, rreth orës 09:00, është raportuar se një burrë kosovar është gjetur pa shenja jete. Viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Në Kamenicë, rreth orës 20:36, njësitë përkatëse policore dhe mjeku kompetent kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e një gruaje kosovare. Me vendim të prokurorit, edhe trupi i saj është dërguar në IML për obduksion, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, në Prizren është raportuar se një grua kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa rasti është nën hetime.




