Pretendimet se iu ndalua këndimi për 25 vjet, reagon Fatlinda Beqiri, më pas e fshin postimin nga Instagrami

Pretendimet se iu ndalua këndimi për 25 vjet, reagon Fatlinda Beqiri, më pas e fshin postimin nga Instagrami

Pretendimet se iu ndalua këndimi për 25 vjet, reagon Fatlinda Beqiri, më pas e fshin postimin nga Instagrami

Këngëtarja Fatlinda Beqiri ka reaguar pas deklaratave të këngëtarit Nichi, i cili pretendoi se ish-menaxheri i saj, Shkumbin Nebihu, i njohur në skenën muzikore si Bini Diez, ia kishte ndaluar asaj të këndonte për 25 vjet.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Instagram, të cilin e fshiu disa orë më vonë, Fatlinda kishte sqaruar raportin e saj kontraktual me ish-menaxhmentin, duke bërë të ditur se kontratën e kishte ndërprerë me dëshirën e saj, para përfundimit të afatit.

Sipas saj, marrëveshja me Bini Diez kishte qenë për një periudhë pesëvjeçare, por ajo kishte vendosur ta ndërpriste atë para se të përfundonte viti i parë.

“Kam pasur kontratë menaxhimi me Bini Diez me kohëzgjatje prej pesë vitesh. Para se të mbushej viti i parë, me dëshirën time dhe në marrëveshje me menaxhmentin, vendosa ta ndërpres kontratën. Me atë rast u pajtuam që, nëse në të ardhmen do të vendosja të rikthehesha në muzikë, të drejtat e menaxhimit për periudhën e mbetur të kontratës do t’i takonin menaxhmentit të mëparshëm”, kishte shkruar këngëtarja.

Megjithatë, vëmendje tërhoqi fakti se vetëm disa orë pas publikimit, Fatlinda e largoi reagimin nga llogaria e saj në Instagram. Më pas, ajo publikoi një story përmes së cilës shprehu mbështetje publike për këngëtarin Nichi.

E kontaktuar nga Insajderi për të dhënë më shumë detaje rreth kësaj çështjeje, Beqiri nuk pranoi të komentonte më tej.

“Çështja mes Nichit dhe meje mbetet vetëm mes meje dhe palës së tretë. Nuk kam çfarë të shtoj apo të komentoj”, ishte përgjigjur ajo.

Ndërkaq, ish-menaxheri Bini Diez nuk ka pranuar të prononcohet lidhur me këtë temë, duke iu referuar deklaratës që Fatlinda kishte publikuar fillimisht në Instagram.

Kjo çështje mori vëmendje pas rrëfimit të Nichit në një bisedë me një banor të Big Brother, ku ai foli për vështirësitë që pretendon se ka përjetuar gjatë periudhës kur ishte nën menaxhimin e Shkumbin Nebihut, i njohur si Bini Diez.

Gjatë bisedës, Nichi përmendi edhe rastin e Fatlinda Beqirit, duke pretenduar se asaj i ishte ndaluar të këndonte për plot 25 vjet.

“Një qikë tjetër e ka bllokuar për 25 vjet që të mos këndojë”, kishte deklaruar Nichi.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kosovës, mungon në dy ndeshjet e nëntorit

Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kosovës, mungon në dy ndeshjet e nëntorit

Olechka: Kam ardhur të fitoj, jo për dashuri (VIDEO)

Olechka: Kam ardhur të fitoj, jo për dashuri (VIDEO)

Kuvendi miratoi rishikimin e dytë të Buxhetit për vitin 2026

Kuvendi miratoi rishikimin e dytë të Buxhetit për vitin 2026

Pretendimet se iu ndalua këndimi për 25 vjet, reagon Fatlinda Beqiri, më pas e fshin postimin nga Instagrami | Momenti