Neymar paralajmëron fundin e karrierës në futbollin profesionist, zbulon planet për vitin 2030

Neymar paralajmëron fundin e karrierës në futbollin profesionist, zbulon planet për vitin 2030

Neymar paralajmëron fundin e karrierës në futbollin profesionist, zbulon planet për vitin 2030

Futbollisti brazilian Neymar ka lënë të kuptohet se viti 2030 mund të shënojë fundin e karrierës së tij në futbollin profesionist.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi 34-vjeçar ka shprehur dëshirën që pas përfundimit të karrierës në futbollin tradicional t’i bashkohet Kings League, një gare futbolli me format të veçantë.

Gjatë një bisede me Cris Guedes, bashkëdrejtuesin e ekipit Furia, Neymar deklaroi se dëshiron të luajë në këtë garë në vitin 2030.

Kur iu tha se në atë kohë do të ishte ende në një moshë të përshtatshme për të luajtur futboll, braziliani iu referua problemeve të vazhdueshme fizike.

“Po ta kishe gjurin tim, do të më kuptoje”, u shpreh Neymar.

Deklarata vjen në një periudhë të vështirë për futbollistin, i cili po përballet sërish me probleme fizike. Ai aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë, ndërsa ende nuk ka një datë të përcaktuar për rikthimin.

Megjithatë, Neymar ka sqaruar se është i lumtur te Santosi dhe se dëshiron të vazhdojë të luajë për klubin brazilian.

Për momentin, pjesëmarrja në Kings League në vitin 2030 mbetet një plan i mundshëm për të ardhmen dhe jo një vendim zyrtar për pensionimin nga futbolli profesionist.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kosovës, mungon në dy ndeshjet e nëntorit

Lumbardh Dellova lirohet nga grumbullimi i Kosovës, mungon në dy ndeshjet e nëntorit

Olechka: Kam ardhur të fitoj, jo për dashuri (VIDEO)

Olechka: Kam ardhur të fitoj, jo për dashuri (VIDEO)

Kuvendi miratoi rishikimin e dytë të Buxhetit për vitin 2026

Kuvendi miratoi rishikimin e dytë të Buxhetit për vitin 2026

Neymar paralajmëron fundin e karrierës në futbollin profesionist, zbulon planet për vitin 2030 | Momenti