Tragjedi në Tajlandë, 11 të vdekur dhe 17 të plagosur nga zjarri në Phuket

Tragjedi në Tajlandë, 11 të vdekur dhe 17 të plagosur nga zjarri në Phuket

Tragjedi në Tajlandë, 11 të vdekur dhe 17 të plagosur nga zjarri në Phuket

 

Një tragjedi e rëndë ka tronditur ishullin Phuket, në jug të Tajlandës, ku një zjarr masiv në një ndërtesë banimi dhe tregtare u ka marrë jetën 11 personave, ndërsa 17 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sponsor 3M Express

Flakët shpërthyen rreth orës 02:00 të mëngjesit të së hënës, më 16 nëntor, në një ndërtesë ku në katin përdhes funksiononte një dyqan për dhënien me qira të motoçikletave, ndërsa katet e sipërme shërbenin për banim.

Sipas autoriteteve lokale, zjarrfikësve iu desh rreth një orë për të vënë zjarrin nën kontroll.

“Shkaku i zjarrit është ende nën hetim”, deklaroi komandanti i policisë së Phuket, Surachai Sooksai.

Hetimet paraprake hedhin dyshime mbi shpërthimin e një transformatori elektrik pranë ndërtesës, pak para shpërthimit të flakëve.

Guvernatori i Phuket, Chodnarin Koedsom, bëri të ditur se në ambientet e dyqanit ndodheshin rreth 100 motoçikleta, si dhe benzinë, vaj motori, goma dhe materiale plastike, të cilat mund të kenë përshpejtuar përhapjen e zjarrit dhe të tymit toksik.

“Viktimat duket se janë përpjekur t’i shpëtojnë flakëve duke u ngjitur drejt kateve më të larta të ndërtesës”, bëri të ditur guvernatori.

Sipas të dhënave paraprake, njëri prej trupave u gjet në katin e tretë, ndërsa dhjetë të tjerët në katin e pestë.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe, ndërsa autoritetet tajlandeze vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e saktë të kësaj tragjedie.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Trump, Xi dhe Putin në një tryezë të përbashkët, ja cilat janë temat që pritet të diskutojnë tre liderët

Trump, Xi dhe Putin në një tryezë të përbashkët, ja cilat janë temat që pritet të diskutojnë tre liderët

300 milionë euro ose asgjë, Bayerni ia mbyll derën Real Madridit për Olisen

300 milionë euro ose asgjë, Bayerni ia mbyll derën Real Madridit për Olisen

Pesë përfaqësuese sigurojnë çerekfinalet e Ligës së Kombeve, mbeten edhe tri vende të lira

Pesë përfaqësuese sigurojnë çerekfinalet e Ligës së Kombeve, mbeten edhe tri vende të lira