Tragjedi në festivalin hindu, shkon në 19 numri i të vdekur nga paniku në turmë

Tragjedi në festivalin hindu, shkon në 19 numri i të vdekur nga paniku në turmë

Tragjedi në festivalin hindu, shkon në 19 numri i të vdekur nga paniku në turmë

Incidenti ndodhi gjatë një reshjeje të papritur shiu, e cila, sipas dëshmitarëve, bëri që shumë njerëz të përpiqeshin të gjenin strehim, duke shkaktuar shtyrje dhe rrëmujë në turmë.

Kryeministri i shtetit të Bengalit Perëndimor, Suvendhu Adhikari, tha se në mesin e viktimave ishte edhe një vajzë shtatëvjeçare, ndërsa 25 persona po trajtohen për lëndimet e marra. Deri më tani, janë identifikuar gjashtë nga viktimat.

Sponsor 3M Express

Një zyrtar i lartë policor i tha agjencisë së lajmeve AFP se një njoftim shkaktoi rrëmujë pasi filloi shiu, ndërsa njerëzit nisën të shtyheshin dhe të lëviznin me nxitim përpara, duke u rrëzuar përtokë.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, e cilësoi ngjarjen si tragjike dhe tha se autoritetet rajonale po u ofrojnë ndihmë familjeve të prekura.

Ngjarjet me pasoja fatale për shkak të mbipopullimit në tubime publike, përfshirë festivalet fetare, nuk janë të rralla në Indi, ku shpeshherë probleme të tilla lidhen me menaxhimin e turmave dhe mungesën e masave të mjaftueshme të sigurisë.

Dy vjet më parë, 121 persona humbën jetën gjatë një tubimi fetar hindu në shtetin e Uttar Pradeshit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Bashkim Jashari e pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë rëndësinë e komunikimit për ta rauajtur paqen në Kosovë

Bashkim Jashari e pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, diskutojnë rëndësinë e komunikimit për ta rauajtur paqen në Kosovë

Mika Adams MVP i javës së pestë

Mika Adams MVP i javës së pestë

Gaxherri: Protesta në Shqipëri është pa kokë, do të shuhet së shpejti (VIDEO)

Gaxherri: Protesta në Shqipëri është pa kokë, do të shuhet së shpejti (VIDEO)