PE: Dënojmë dhunën gjatë protestave në Tiranë

PE: Dënojmë dhunën gjatë protestave në Tiranë

PE: Dënojmë dhunën gjatë protestave në Tiranë

“Dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune, pasi veprime të tilla nuk kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhjeje dhe nuk kanë vend në demokraci”, thuhet në deklaratën zyrtare të PE-së.

Gjithashtu, Delegacioni i PE shpreh shqetësimin serioz për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës policore ndaj protestuesve. “U bëjmë thirrje autoriteteve të tregojnë vetëpërmbajtje. Gjithashtu, u bëjmë thirrje organeve përkatëse të bëjnë gjithçka që është e mundur për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë rastet e përdorimit të tepruar të forcës”.

Sponsor 3M Express

“Theksojmë se e drejta për lirinë e tubimit paqësor dhe lirinë e shprehjes mbrohet si nga Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian, ashtu edhe nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Protestuesit, në këtë rast të rinjtë, kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Për këtë arsye, u bëjmë thirrje autoriteteve të garantojnë ushtrimin e lirisë së tubimit, përfshirë edhe të drejtën për të protestuar në mënyrë paqësore”, thuhet në deklaratën zyrtare.

“Bëjmë thirrje për një dialog paqësor, konstruktiv dhe serioz ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, me synimin për të gjetur një zgjidhje konkrete për adresimin e çdo pakënaqësie të shprehur nga protestuesit, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Respektimi i shtetit të së drejtës mbetet kriteri kryesor dhe kusht i detyrueshëm për përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përfundon deklarata e Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Arrestohen 4 persona të dyshuar për gjueti të paligjshme dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 4 persona të dyshuar për gjueti të paligjshme dhe armëmbajtje pa leje

Tre futbollistë të suspenduar për ndeshjet e Champions-it, mes tyre edhe Olise

Tre futbollistë të suspenduar për ndeshjet e Champions-it, mes tyre edhe Olise

Policia shton kontrollet ndaj automjeteve me modifikime të paautorizuara

Policia shton kontrollet ndaj automjeteve me modifikime të paautorizuara

PE: Dënojmë dhunën gjatë protestave në Tiranë | Momenti