Izedin Bytyqi njoftoj se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimin ndaj tij, i cili ishte zhvilluar për rreth dy vite nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, në kuadër të rastit të njohur publikisht si “afera e ambalazhuesve të ujit”.
Bytyqi ka njoftuar se aktvendimin për pushimin e hetimit e ka pranuar gjatë ditës së sotme.

Sipas tij, gjatë dy viteve janë zhvilluar hetime të plota, përfshirë masa të fshehta hetimore, kontrolle dhe verifikime të pasurisë, pronave, llogarive bankare, transaksioneve financiare dhe veprime të tjera hetimore.
Ai thotë se pas shqyrtimit të provave dhe materialeve të mbledhura, Prokuroria Speciale ka vendosur ta pushojë hetimin, pasi, sipas tij, nuk janë gjetur prova apo dëshmi që vërtetojnë kryerjen e veprës penale për të cilën ishte hetuar.
“Për mua ky vendim është një moment i rëndësishëm, sepse për dy vite kam qenë nën peshën e një dyshimi të rëndë penal, me gjithë pasojat personale, familjare, profesionale dhe reputacionale që një proces i tillë sjell”, tha Bytyqi.
The post Izedin Bytyqi thotë se Prokuroria Speciale ka pushuar hetimin ndaj tij për “aferën e ambalazhuesve të ujit” appeared first on Insajderi.




