Jurrien Timber është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Arsenalit në fitoren 3:0 ndaj Lille, duke theksuar se skuadra ishte në kontroll të ndeshjes edhe para se të shënonte golat.

Mbrojtësi holandez realizoi golin e parë në minutën e 64-t, ndërsa Eberechi Eze dhe Bukayo Saka shënuan dy golat e tjerë për fitoren bindëse të londinezëve, shkruan Kosovapress, transmeton klankosova.tv.
“Ne kemi besim në veten tonë dhe e dimë sa të mirë jemi. Në pjesën e parë bëmë disa gabime, por ishim gjithmonë në kontroll. Na duhej vetëm goli i parë, ndërsa mënyra se si dolëm në pjesën e dytë tregoi karakterin e skuadrës”, deklaroi Timber për TNT Sports.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kontributit të të gjithë lojtarëve, duke pasur parasysh ngarkesën e ndeshjeve dhe lëndimet gjatë sezonit.




