Dhomat e Specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të Popullit

Dhomat e Specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të Popullit

Dhomat e Specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të Popullit

Në një përgjigje zyrtare, Dhomat e Specializuara janë thirrur në nenin 162, paragrafin 11, të Kushtetutës së Kosovës, duke theksuar se përgjegjësia për këtë institucion i takon Avokatit të Popullit të Dhomave të Specializuara.

“Përgjegjësinë ekskluzive për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, thuhet në arsyetimin e tyre, duke iu referuar dispozitave kushtetuese që përcaktojnë kompetencat e këtij institucioni.

Sponsor 3M Express

Sipas komunikatës, pjesëmarrja në tryezën e organizuar nga Naim Qelaj do të ishte e papërshtatshme, pasi mbikëqyrja dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të personave që ndërveprojnë me Dhomat e Specializuara, sipas tyre, është përgjegjësi ekskluzive e Avokatit të Popullit të këtij institucioni, Pietro Spera.

Ftesa e refuzuar kishte për qëllim diskutimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të dala nga veprimet ex officio të institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë lidhur me Gjykatën Speciale dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ky zhvillim vë në pah mospajtimin institucional rreth kompetencave për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kuadër të Gjykatës Speciale, si dhe rolin që duhet të ketë Avokati i Popullit i Kosovës në këtë proces.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

E njihni personin në foto? Lajmëroni policinë, po kërkohet për vjedhje

E njihni personin në foto? Lajmëroni policinë, po kërkohet për vjedhje

Punëtorët teknikë në grevë nga sot, protestë nga e premtja (VIDEO)

Punëtorët teknikë në grevë nga sot, protestë nga e premtja (VIDEO)

Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen projektligje dhe raporte

Sot mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen projektligje dhe raporte

Dhomat e Specializuara refuzojnë ftesën e Avokatit të Popullit | Momenti