Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, Komisioni Evropian i detyrohet Kosovës një shpjegim

Eurodeputeti dhe raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka reaguar pas interpretimit të muzikës së këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës, në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Në një reagim në platformën “X”, Terras e ka cilësuar interpretimin e kësaj kënge si veprim jashtëzakonisht të papërshtatshëm dhe pahijshëm, duke ngritur pikëpyetje nëse bëhet fjalë për një provokim të qëllimshëm apo për injorancë.

Sponsor 3M Express

“Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe që pohon pretendime mbi Kosovën në një aktivitet për zgjerimin e BE-së, është një gabim jashtëzakonisht i patakt dhe pa shije”, ka shkruar Terras.

Ai ka kërkuar që Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, t’i japin shpjegime Kosovës lidhur me këtë rast.

Muzika e këngës “Oj Kosova, Kosova” u interpretua më 15 nëntor, gjatë koncertit të hapjes së Forumit të Zgjerimit të BE-së, të organizuar në Bruksel nën udhëheqjen e komisioneres Marta Kos.

Në këtë aktivitet ishte paraparë që Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me grupin slloven “Kapobanda”, të interpretonte muzikë nga vendet e rajonit. Megjithatë, në pjesën kushtuar Kosovës u interpretua muzika e këngës që përmban mesazhe nacionaliste dhe pretendime serbe ndaj territorit të Kosovës.

Për këtë rast kanë reaguar edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, e ka cilësuar ngjarjen si skandaloze dhe të papranueshme, duke kërkuar shpjegime nga Marta Kos dhe masa lidhur me rastin.

Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Komisioni Evropian për mënyrën se si është përzgjedhur dhe miratuar repertori muzikor.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Loredana flet për dëshirën për t’u bërë nënë për herë të dytë: Këtë herë dua dashuri, siguri dhe paqe

Loredana flet për dëshirën për t’u bërë nënë për herë të dytë: Këtë herë dua dashuri, siguri dhe paqe

E martja e vendimit në Hagë: Thaçi dhe katër të tjerët presin aktgjykimin

E martja e vendimit në Hagë: Thaçi dhe katër të tjerët presin aktgjykimin

Universiteti “Haxhi Zeka” nderohet me mirënjohje nga kongresmeni amerikan Ken Calvert

Universiteti “Haxhi Zeka” nderohet me mirënjohje nga kongresmeni amerikan Ken Calvert

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, Komisioni Evropian i detyrohet Kosovës një shpjegim | Momenti