Numri i viktimave nga zjarri masiv që shpërtheu në tetor në një bazë ushtarake në provincën kanadeze të Albertës ka shkuar në pesë.

Viktima e fundit është ushtari Dal Bianco, i cili ndërroi jetë më 13 nëntor, pas katër javësh të kaluara në spital, si pasojë e plagëve të marra gjatë zjarrit. Lajmi u bë i ditur nga Forcat e Armatosura Kanadeze.
Sipas njoftimit, 24 ushtarë të tjerë vazhdojnë të jenë të shtruar në spital, ndërsa po trajtohen për lëndimet e pësuara.
Zjarri shpërtheu më 17 tetor në një poligon qitjeje në Bazën Ushtarake Wainwright, gjatë një stërvitjeje ushtarake.
Erërat e forta që frynin në atë zonë kontribuuan në përhapjen e shpejtë të flakëve, të cilat dolën edhe përtej kufijve të bazës ushtarake.
Edhe katër javë pas incidentit, pasojat vazhdojnë të jenë të rënda, ndërsa dhjetëra ushtarë po përballen me lëndimet e marra nga zjarri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





