Universiteti “Haxhi Zeka” nderohet me mirënjohje nga kongresmeni amerikan Ken Calvert

Universiteti “Haxhi Zeka” nderohet me mirënjohje nga kongresmeni amerikan Ken Calvert

Universiteti “Haxhi Zeka” nderohet me mirënjohje nga kongresmeni amerikan Ken Calvert

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë është nderuar me certifikatën “Certificate of Congressional Recognition” nga kongresmeni amerikan Ken Calvert, në shenjë vlerësimi për rolin e tij në organizimin dhe mikpritjen e Peja Peace Forum 2026.

Sponsor 3M Express

Mirënjohja, e datës 14 nëntor 2026, i është ndarë universitetit për kontributin në organizimin e forumit dhe përkushtimin në përfshirjen e të rinjve në edukimin për paqe dhe dialog.

Në certifikatë përmendet edhe rektori i UHZ-së, Prof. Dr. Armand Krasniqi, ndërsa vlerësohet angazhimi i institucionit për t’i afruar studentët me çështjet e paqes dhe për të nxitur pjesëmarrjen e tyre në dialog, transmeton Klankosova.tv.

“Arsimi do të sjellë prosperitet”, thuhet në mesazhin e përcjellë përmes kësaj mirënjohjeje, së bashku me urimet për vazhdimin e sukseseve dhe ekselencës së universitetit.

Përmes bashkorganizimit të Peja Peace Forum 2026, Universiteti “Haxhi Zeka” krijoi mundësi për studentët dhe komunitetin akademik që të marrin pjesë në diskutime me përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë për paqen, dialogun dhe sigurinë njerëzore.

Ky vlerësim nga kongresmeni amerikan Ken Calvert përbën një njohje të rëndësishme për rolin e universitetit në promovimin e edukimit për paqe dhe fuqizimin e të rinjve në ndërtimin e një shoqërie më paqësore.

May be an image of text

Lexo edhe

Revista e njohur botërore promovon Kosovën, sjell në vëmendje bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna

Revista e njohur botërore promovon Kosovën, sjell në vëmendje bukuritë e Bjeshkëve të Nemuna

Presidenti i Indonezisë u kërkon falje Singaporit dhe Malajzisë për ndotjen nga zjarret

Presidenti i Indonezisë u kërkon falje Singaporit dhe Malajzisë për ndotjen nga zjarret

Shqipëria në fund të rajonit, Kosova me rezultat më të mirë për të ardhurat e të varfërve

Shqipëria në fund të rajonit, Kosova me rezultat më të mirë për të ardhurat e të varfërve