Policia e Tiranës ka ndaluar një 15-vjeçar, i cili dyshohet se ka thyer një bankomat dhe ka tentuar të vjedhë para gjatë protestës së mbajtur më 15 tetor 2026.

Sipas njoftimit të Policisë, i mituri dyshohet se është njëri nga personat e përfshirë në thyerjen e bankomatit të një banke në rrugën “Luigj Gurakuqi”, me qëllim vjedhjen e parave.
“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Pronës ndaluan një 15-vjeçar. I mituri dyshohet se është njëri nga autorët e thyerjes së një bankomati në rrugën ‘Luigj Gurakuqi’, më datë 15.10.2026, me qëllim vjedhjen”, thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë për identifikimin dhe ndalimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në këtë rast.
Materialet procedurale lidhur me rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Tentoi të vidhte para nga bankomati gjatë protestës në Tiranë, ndalohet 15-vjeçari appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




