Lideri i kultit apokaliptik në Kenia shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica fëmijë

Lideri i kultit apokaliptik në Kenia shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica fëmijë

Lideri i kultit apokaliptik në Kenia shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica fëmijë

Lideri i një kulti fetar në Kenia, Paul Mackenzie, është shpallur fajtor për vrasjen e 191 personave, pothuajse të gjithë fëmijë.

Sponsor 3M Express

Ai dyshohet se u kishte urdhëruar ndjekësve të tij që t’i linin fëmijët pa ushqim, me pretendimin se kështu do të “takonin Jezusin”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Rasti tronditës ka rikthyer në vëmendje aktivitetin e kultit të udhëhequr nga Mackenzie, doktrina e të cilit ndalonte arsimimin dhe e cilësonte mjekësinë moderne si “të keqe”.

Sipas akuzave, besimi ekstremist i kultit i shtynte anëtarët drejt praktikave vdekjeprurëse, duke i bindur se vdekja nga uria do t’i afronte me shpëtimin shpirtëror.

Përveç Mackenziet, edhe 28 drejtues të tjerë të kultit janë shpallur fajtorë për vrasje. Të gjithë të akuzuarit i kishin mohuar akuzat, duke këmbëngulur se askush nuk ishte detyruar të vdiste.

Çështja konsiderohet një nga rastet më tronditëse të abuzimit në emër të besimit fetar në Kenia, ku autoritetet kanë hetuar prej kohësh veprimtarinë e kultit dhe vdekjet e lidhura me të.

Lexo edhe

Dani Carvajal gjen skuadër të re, mbetet në La Liga dhe debuton sonte si titullar te Getafe

Dani Carvajal gjen skuadër të re, mbetet në La Liga dhe debuton sonte si titullar te Getafe

Kanceri i Gjirit: Trajtimi multi-disiplinar të garantohet me ligj (VIDEO)

Kanceri i Gjirit: Trajtimi multi-disiplinar të garantohet me ligj (VIDEO)

Policia e Tiranës: Zbulohet depo që furnizonte protestuesit (VIDEO)

Policia e Tiranës: Zbulohet depo që furnizonte protestuesit (VIDEO)